Sociale Më shumë

Peshkatarët në protestë kundër rrënimit të kalimerës

Prej tvteuta16:57, 2 Nëntor 2019

Peshkatarët e Ulqinit u mblodhën sot në një tubim protestues për të shprehur pakënaqësinë e tyre kundër vendimit të Drejtorise se inspektimit për të rrënuar një kalimerë e cila sipas tyre  daton që prej vitit 1981. Në vendimin e inspektores, Natasha Brajoviq, thuhet se kjo kalimerë nuk i plotëson kushtet teknike, por peshkatarët thonë  se kushte teknike për kalimera as nuk ekzistojnë dhe hedhin dyshimin se e gjithë kjo bëhet për interesa të caktuara. Në tubim të pranishmëve iu drejtuan përfaqësuesi i tyre ligjor, Arben Hoxhiq, aktivisti i shoqërisë civile Xhelala Hoxhiq, përfaqësuesi i shoqatës së peshkatarëve Ivo Knezheviq, dhe njëri nga pronarët e kalimerave në Bunë, Drago Vukçeviq. Ata kërkuan që “Të Mirat detare” të respektojnë mborjtjen e kalimerave të cilat janë të cilësuara si pasuri jomateriale dhe shprehen vendosmëri që të luftojnë kundër padrejtësive që u bëhen vazhdimisht nga organet shtetërore.

  • 1

    Radio