Pesë të rinj nga Kosova gjobiten dhe dëbohen nga Mali i Zi
Prej tvteuta09:52, 30 Gusht 2019
Pesë turistë nga Kosova janë dënuar dhe pastaj dëbuar nga Mali i Zi për shkak të prishjes së qetësisë publik.Sipas burimeve policore, të rinjtë shqiptarë në mbrëmjen e së mërkurës kishin brohoritur me zë të lartë për UÇK. Përveç dëbimit, ata janë ndaluar të hyjnë në Mal të Zi për gjashtë muajt e ardhshëm, kurse Gjykata Themelore në Ulqin, i ka gjobitur edhe me nga 300 euro secilin.