Sociale Më shumë

Pesë ditë me motor për të mbështetur Kombëtaren në Francë

Prej tvteuta12:01, 12 Qershor 2016

Pjesërmarrja e Kombëtares Shqiptare në Kampionatin Evropian 2016 ka gëzuar pa masë shqiptarët kudo që ata ndodhen. Madje disa prej tyre kanë bërë “sakrifica” për të qenë sa më afër Kombëtares për ta mbështetur në këtë kompeticion kaq të rëndësishëm. Por mesa duket udhëtimin më të veçantë drejt Francës, e ka bërë Ajvaz Mehmeti, një shqiptar nga komuna e Veleshit në Maqedoni, i cili më të bijën e tij ka bërë pesë ditë rrugë me motor për të mbërritur në qytetin e Lensit, aty ku eshte luajtur ndeshja në mes Shqipërisë dhe  Zvicrës. Suksesi i Kombëtares dhe pjesmarrja e saj në këtë kompeticion, duket se jo vetëm që i ka bashkuar shqiptarët nga të gjitha viset, por edhe ka ngjallur më shumë tek ata virtytin e sakrificës për çështjet kombëtare.

  • 1

    Radio