Përurohet në gjuhën shqipe libri i autores Tanja Sekuliq
Prej tvteuta15:05, 16 Korrik 2019

Autorja Tanja Sekuliq nga Tivari bëri promovimin e librit të saj “Nga ditari” në ambientet e Muzeut të Ulqinit në Kala. Veçori i këtij libri është fakti se ai është i përkthyer në gjuhën shqipe nga publicisti i njohur Gazmend Çitaku. Sekuliq shprehu kënaqësinë që libri i saj tani mund të lexohet edhe nga miqtë e saj që flasin shqip, çka sipas saj tregon se vlerat e vërteta njerzore jetojnë akoma.