Sociale Më shumë

Përurohet libri “Žena pomorca” e shkrimtarit Asllan Bisha

Prej tvteuta15:24, 30 Nëntor 2016

Shkrimtari Asllan Bisha në shkollën fillore “Boshko Strugar” bëri përurimin e librit Žena pomorca“ , i përkthyer nga gjuha shqipe. Para nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle autori foli për librin dhe historinë e tij.

Në këtë libër flitet për nusen e detarit, Kalanë, fatet njerëzore dhe traditën e ulqinakëve- detin dhe pritjen e detarëve.  Shkollën “Boshko Strugar” e ka përzgjedhur nga fakti që në këtë shkollë ka kaluar plotë 40 vite në arsim dhe të rikthehet si shkrimtar është privilegj.

Botimin e librit të gjashtëmbëdhjetë të Asllan Bishës “Žena pomorca” e ka mbështetur Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, ndërsa përkthimin e  tij ka financuar Ministria e Kulturës së Malit të Zi, ndërsa përkthyese Suzana Mujiq.

  • 1

    Radio