Aktuale Më shumë

Personat me aftësi të kufizuara në margjinat e shoqërisë

Prej tvteuta09:50, 2 Dhjetor 2022

Me rastin e 3 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Qendra për Edukim Qytetar thekson se këta persona mbeten në margjinat e shoqërisë malazeze. Sipas gjetjeve të CGE, më shumë se 70% e të anketuarve besojnë se njerëzit e varfër, romët dhe PAK janë në pozitë të pabarabartë, mbizotëron pakënaqësia me punën e institucioneve kompetente në parandalimin e diskriminimit, por edhe mosbesimi se institucionet punojnë për mbrojtjen nga diskriminimi.

“CGE u bën thirrje institucioneve kompetente që t’i përkushtohen zgjidhjes së problemit të PAK në Mal të Zi, dhe në dritën e kësaj, të përfshijnë, ndër të tjera, çështjet që lidhen me informacionin dhe statistikat për personat me aftësi të kufizuara në regjistrimin e planifikuar të popullsisë. “tha CGE.

  • 1

    Radio