Persona non grata: Vukoviq deportohet nga Rusia
Prej tvteuta29 May 2017
Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve Miodrag Vukoviq, është arrestuar mbrëmë në aeroportin e Rusisë , dhe më pas është deportuar për në Mal të Zi si persona non grata. Organet Ruse nuk kanë dhënë kurrfarë arsyetimi apo sqarimi në lidhje me ngjarjen. Sipas mediave malazeze, Vukoviq në aeroport ësht mbajtur në kushte jonjerzore, sidomos duke pasur parasysh gjendjen e tij shëndetësore. Nga ministria e punëve të jashtme kanë njoftuar se për këtë rast Rusisë do ti dërgohet notë proteste.