Aktuale Më shumë

Përsëri shtyhet gjykimi për Nrekiq dhe të tjerët. “Po negociojnë për pranimin e fajit”

Prej tvteuta16:55, 22 Shkurt 2022

Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë sot u shty gjykimi i ish-kryetarit të Ulqinit, Loro Nrekiq dhe zyrtarëve tjerë komunal, të akuzuar për punësim të paligjshëm të 84 personave, siç thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Shtetit, tha Marija Rakoviq, këshilltare e pavarur për marrëdhënie me publikun e kësaj gjykate.

Si arsye për shtyrjen e seancës ajo tha se të pandehurit janë duke negociuar me prokurorinë për të arritur një marrëveshje për pranimin e fajit. Ajo shtoi se data për seancën e radhës do të caktohet më vonë.

  • 1

    Radio