Aktuale Më shumë

Përsëri rritje e çmimeve të derivateve të naftës ?

Prej tvteuta14:26, 31 Janar 2022

Prej ditës së nesërme çmimet e derivateve të naftës në Mal të Zi do të jenë më të lartë për 5 cent për litër, njoftojnë nga Ministria e Investimeve Kapitale. Çmimet e benzinës Eurosuper 98 dhe 95 do të jenë 1.54, gjegjësisht 1.50 euro për litër, ndërsa ai i eurodizel 1.39 euro.

Rritje të çmimeve ka pasur edhe në tregjet ndërkombëtare, ku nga sot nafta shkëmbehet me rreth 90 dollarë për fuçi.

Çmimet e reja do të jenë në fuqi edhe për të paktën dy javët e ardhëshme.

  • 1

    Radio