Rajoni/Bota Më shumë

Përsëri rritet numri i viktimave në Itali

Prej tvteuta10:46, 7 Prill 2020

Numri i viktimave të shkaktuar nga Koronavirusi në Itali vijon të mbetët i lartë. Sipas të dhënave të fundit, në këtë vend kanë humbur jetën 636 persona të infektuar nga CoVid-19 vetëm në 24 orët e fundit. Tashmë numri i të vdekurve nga virusi ka shkuar në 16523. Para dy ditëve Italia raportoi një përmirësim të viktimave nga koronavirusi, ku 525 persona kishin humbur jetën brenda 24 orëve, por dje bilanci është përkeqësuar përsëri. Ndërkohë numri i të prekurve ka shkuar në mbi 132.000, prej të cilëve rreth 28.000 janë të shtruar në spital me simptoma ndërsa 60,000 janë në izolim shtëpie.

  • 1

    Radio