Politikë Më shumë

Peroviq: Nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve

Prej tvteuta11:48, 3 Qershor 2020

Situata politike në Mal të Zi pasi disa muajve qetësie, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, po rikthehet më e ndezur se asnjëherë. Tubimet fetare si kundërshtime ndaj ligjit të miratuar vitin e kaluar në Mal të Zi, filluan me lehtësimet e para dhe sipas gjasave, ato pritet  të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Përveç kësaj, temë tjetëre ndezur janë zgjedhjet e rregullta parlamentare, të cilat duhet të mbahen deri në fund të vitit. Aktivisti i njohur i sektorit civil dhe përfqësuesi i organizatës “Rezisto” Xhemal Peroviq, thotë për TV Teuta se e gjithë kjo situatë po shfrytëzohet nga pushteti për qëllime elektorale.

Pozita dhe opozita filluan vitin e kaluar njëlloj dialogu për të arritur deri tek një marrëveshje për reformën zgjedhore, por kjo dështoi, kurse me situatën aktuale që po kalon vendi, kushte për mbajtjen e tyre, sipas Peroviq, nuk ekzistojnë. Pa marrë parasysh deklaratat që vijnë nga adresa të caktuara, Peroviq është i bindur se zgjedhje këtë vit nuk do të ketë.

  • 1

    Radio