Peroviq: Një ditë në rrugë do të dalin 200.000 qytetarë
Prej tvteuta10:03, 1 Tetor 2019
Mbrëmë në Podgoricë para Prokurorisë së Lartë u mbajt protestë e organizuar nga lëvizja “Rezisto”. Njëri nga përfaqësuesit e saj, Xhemal Peroviq, duke iu drejtuar protestuesve, tha se kjo lëvizja ka zgjuar shpresa tek populli në Mal të Zi me fillimin e protestave pas kaq muajve. Ai përsëriti kritikat ndaj prokurorëve të Prokurorisë së Lartë, të cilët i quajti të kontrolluar dhe që nuk mund të kenë besim se do të respektojnë ligjin. Peroviq pranoi se lëvizja ka bërë gabime në disa drejtime dhe se në të ardhmen do të ndëgjojnë vetëm zërin e qytetarëve. Në protestë u shpërndanë edhe fletushka me fotot e prokurorëve Ivica Stankoviq dhe Milivoje Katniq si dhe kryetares së Gjykatës Supreme Vesna Medenica, të vendosur pas hekurave të burgut.