Peroviq: Në shtator vazhdojmë me protesta masive
Prej tvteuta14 July 2019

Njëri nga përfaqësuesit e lëvizjes “Rezisto 97.000”, Xhemal Peroviq, tha për TV Teuta se në vjeshtë do të ketë përsëri protesta masive, të cilat do të tregojnë edhe më shumë pakënaqësinë e qytetarëve të Malit të Zi, e cila ka arritur përmasat më të larta në këo 30 vite. Në lidhje me subjektet opozitare, ai tha se ato kanë shumë probleme në mes veti dhe se protestat nuk do të varen nga qëndrimet e tyre. Peroviq shprehu besimin se edhe faktori ndërkombëtar e ka të qartë se situata e tanishme, ku vendi po kalon nga një skandal në tjetrin , nuk është e qëndrueshme, dhe se do të ketë përkrahje për ndryshime demokratike.