Sociale

Sociale Më shumë

Peroviq: Ndryshimet janë të pashmangshme

Prej tvteuta5 December 2016

Aktivisti i njohur i sektorit civil dhe ish deputet në Kuvendin e Malit të Zi, Xhemal Peroviq, në intervistë për gazetën “Vijesti” shprehu mendimin se pjesmarrja e pakicave në qeveri nuk është aspak e cuditëshme dhe shumë e pritur, pasi vetë kërkesat e tyre përkojnë me veprimet brenda pjesmarrjes në pushtet. Sipas Peroviq, rreziku ekziston te  mosplotësimi i këtyre qëllimeve, çka ka ndodhur edhe atëherë kur pakicat, e sidomos ajo shqiptare , ishin më të fuqishme se aktualisht. Megjithatë, thotë Peroviq, në krahasim me periudhat e mëparshme ekzistojnë edhe vibrime pozitive, bile edhe brenda Partisë Demokratike të Socialistëve, çka sugjeron se ndryshimet janë të pashmangshme.