Politikë Më shumë

Peroviq: Ndërhyrja e Shqipërisë  e padëmshme

Prej tvteuta09:56, 6 Nëntor 2017

Përkrahja e Tiranës zyrtare për platformën politike të subjekteve shqiptare në Tuz, mund të konsiderohet si ndërhyrje në çështjet e mbrendshme por jo me efekte të dëmshme, ka thënë për “Vijesti” drejtori ekzekutiv i shoqatës joqeveritare MOgUl Xhemal Peroviq.

Ai ka shtuar se ndëryrje të tilla ka pasur edhe më herët në kontekstin që subjektet shqiptare të përkrahin pushtetin aktual, por më pozitive do të ishte ndihma në sferat e kulturës, informimit apo arsimit.  Ndërkohë, Nikollë Camaj i LDSH-së shprehet se kjo përkrahje nuk mund të merret si përzeirje në punët e mbrendhshme, dhe se në gjithë botën shtetet ndihmojnë popullin e vet jashtë kufijve.  Ai thotë se është më se normale që Shqipëria të ketë ndikim, bile të jetë edhe promotere e këtyre marrëveshjeve dhe jo vetëm përkrahës.

  • 1

    Radio