Aktuale Më shumë

Përmirësimi i bashkëpunimit për fitore të përbashkëta në të mirë të qytetarëve

Prej tvteuta15:41, 6 Qershor 2022

Qeveria do të bëjë të pamundurën për të ndërtuar një komunikim më të mirë me Unionin e Sindikatave të Lira të Malit të Zi (USSCG), i cili do të ketë bashkëpunim dhe mbështetje më të mirë të Qeverisë për nisma të ndryshme të Unionit, si dhe fitore të përbashkëta në dobi të qytetarëve të Malit të Zi, tha kryeministri malazes Dritan Abazoviq.

Abazoviq priti sot një delegacion të Unionit të Sindikatave të Lira të Malit të Zi të përbërë nga Srgja Kekoviq, Sekretar i Përgjithshëm, Ivana Mihajlloviq, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i USSCG, Nebojsha Radonjiq, kryetar i Sindikatës së Qendrës Klinike dhe Radomir Bozhoviq, President i Sindikatës së  Arsimit.

“Abazoviq theksoi se qeveria e udhëhequr nga ai do të bëjë të pamundurën për të ndërtuar një komunikim më të mirë me Unionin e Sindikatave të Lira të Malit të Zi, i cili do të ndikohet nga bashkëpunimi dhe mbështetja më e mirë e Qeverisë për iniciativat e ndryshme të Unionit, si dhe fitoret e përbashkëta për të mirën e qytetarëve malazezë”, kanë thënë nga Qeveria.

Sipas deklaratës së Qeverisë, duke e njohur kryeministrin me punën e USSCG, Kekoviq ka theksuar se Qeveria është partneri i tyre me të cilin dëshirojnë të ndërtojnë bashkëpunim të hapur dhe më të mirë. Kekoviq vuri në dukje nevojën e ndryshimit të Ligjit të Punës, Ligjit për Fondin e Punës, problemin e mundshëm me përjashtimin e sektorit për mënyrën e llogaritjes së pagave, si dhe çështjen e nënshkrimit të Ligjit të Përgjithshëm të marrëveshjes kolektive.

“Në takim kanë rënë dakord për hapa të mëtejshëm, që synojnë përmirësimin e bashkëpunimit dhe marrjen e hapave të nevojshëm drejt shqyrtimit dhe zbatimit të nismave të propozuara nga Unioni i Sindikatave të Lira të Malit të Zi”, thuhet në një deklaratë të qeverisë.

  • 1

    Radio