Kulturë Më shumë

Përmes pikturës të gjithë të jenë “Së bashku”

Prej tvteuta16:48, 5 Dhjetor 2017

Nga 6800 pjesëmarrës, piktura e Erastina Gjekës zgjidhet ndër 670 më të mirat në Finlandë. Ajo në konkursin internacional të artit, i gjashtëmbëdhjeti me radhë i cili u mbajt në Finlandë, është informuar përmes profesorit të artit figurativ, Bilal Nikeziq.

Afati i dorëzimit të pikturës ishte një javë, kurse Erestina e përfundoj para afatit të përcaktuar. Tema e konkursit ishte “Së bashku”. “Kam mendur që përmes pikturës time të përçoj mesazhin që të gjithë të jenë të bashkuar”, deklaron për televizionin Teuta Erestina Gjeka.

  • 1

    Radio