Kulturë Më shumë

Përmes artit nxënësit nga Ulqini prezantuan kulturën kombëtare në Londër

Prej tvteuta10:27, 19 Dhjetor 2017

Gjatë periudhës kohore nga 18 e deri më 25 tetor të këtij viti, nxënës të punishtës së artit të piktores Vahida Hasanaga Nimanbegu rrugëtuan drejt Londrës me ftesë të shkollës  Loxford. Ky udhëtim kishte një qëllim, atë të prezantimit të kulturës kombëtare përtej kufijve. Me këtë titull u mbajt edhe ekspozita në Galerinë e Qendrës Kulturore të Ulqinit.Kjo është po e njëjta ekspozitë me të cilën u prezantuam edhe në Londër, shprehet për Televizionin Teuta arkitekti Jetlir Kovaçi, njëherit edhe njëri ndër organizatorët e këtij projekti. Organizatore të projektit janë edhe piktorja Vahida Hasanaga Nimangu si dhe profesoresha e gjuhës angleze Sanella Kovaçeviq, të cilat u shprehen se qëllimi i këtij projekti është që ti prezantojmë vlerat tona kultutore, veshjet tradicionale, bukuritë magjepsëse të vendit tonë përmes aktiviteve të fëmijëve, të realizuar në bashkëpunim me bashkëmoshatarët e tyre në Londër. Nxënësja Adea Lika u shpreh për Televizionin Teuta se vizita në Londër ishtë mjaft domëthënësa për ta, shkëmbimi i ideve, njohja me një kulturë të re do të mbetet gjatë në kujtesen tonë, shton Adea. Të pranishmit patën rastin që përveç ekspozitës të ndiqnin edhe një video të realizuar gjatë qëndrimit një javor në Londër. Vizita e nxënësve nga Londra pritet që të kthehet gjatë muajit maj të vitit të ardhshëm.

  • 1

    Radio