Sociale Më shumë

Përmbledhja e semestrit të parë në gjimnaz: Rezultate të dobëta në drejtimet profesionale

Prej tvteuta15:41, 16 Janar 2019

Në përmbledhjen rezultateve të semestrit të parë të shkollë së mesme “Vëllazërim – Bashkimi”, drejtori Hysejn Katana tha për TV Teuta se nxënësit e gjimnazit kanë treguar rezultate solide por jo edhe ato të drejtimeve profesionale.

Sipas tij, kjo është tipike kur bëhet fjalë për semestrin e parë. “Nga gjithsej 507 nxënës të gjimnazit të përgjithshëm, me rezultat pozitiv ishin 295 nxënës, kurse 212 ishin negativ, me një ose dy të dobëta, ndërsa dy nxënës u larguan nga shkolla. Rezultate më të dobëta treguan  nxënësit e shkollave profesionale, nga të cilët vetëm 113 nxënës patën  sukses pozitiv, nga gjithsej 271 nxënës, tha Katana.

  • 1

    Radio