Përleshje e madhe në NBA në ndeshjen Orlando-Minnesota
Prej tvteuta11:52, 5 Shkurt 2023

Një përleshje e madhe ka ndodhur në ligën NBA të basketbollit në duelin Orlando Magic – Minnesota Timberwolves.
Pesë lojtarë u përjashtuan nga loja pas përleshjes, që nisi para bankës së rezervistëve të skuadrës së Orlandos në çerekun e tretë.
Austin Rivers i Minnesotas dhe Mo Bamba i Orlandos nisën gjithçka, ndërsa më pas u përfshinë edhe shumë lojtarë të tjerë.
Rivers, Jaden McDaniels dhe Taurean Prince u përjashtuan te Minnesota, kurse Jalen Suggs dhe Bamba te Orlando.
Orlando e fitoi takimin në fund 127:120.
FIVE players were ejected after this wild brawl between the Minnesota Timberwolves and Orlando Magic 😳pic.twitter.com/8LM2Ft78a5
— Betting Top 10 – Canada (@Bettingtop10C) February 4, 2023