Sociale Më shumë

“Perla e Bunës”: Bisedime për serialin me të njëjtin emër

Prej tvteuta15:49, 6 Mars 2017

Kryetari Nazif Cungu priti sot në kabinetin e tij përfaqësuesin e studios VisionTeam(Vizhën Tim) Dragan Gjurkoviq, si dhe aktorin dhe regjisorin e njohur Millan Mima Karaxhiq, të cilët janë realizuesit kryesor të filmit “Perla e Bunës”, i cili aktualisht po shfaqet në kinematë e rajonit.

Kryetari Cungu në takim uroi të pranishmit për produksionin e jashtëzakonshme dhe i falënderoi për promovimin që ky film i bën Ulqinit si destinacion turistik. Në takim u diskutuan edhe projektet e ardhshëm në lidhje me serinë me të njëjtin emër si dhe mundësinë e bashkëpunimit në intensiv në të ardhmen, në të cilin Komuna e Ulqinit së bashku me ndërmarrjet publike do të vazhdojnë të mbështesin realizimin e këtij projekti. Të pranishmit u pajtuan për fillimin e procedurës administrative që ky projekt të marrë kontributin maksimal si nga subjektet publike ashtu edhe nga ato private.

 

  • 1

    Radio