Përkujtohet 24. vjetori i Shtërpcës
Prej tvteuta27 February 2017
Me vendosjen e 19 trëndafila në parkun Pobrezhje në Podgoricë, në monumentin e dedikuar viktimave civile të luftërave në ish-Jugosllavi nga viti 1991 deri në vitin 2001, Forumi i Boshnjakëve në Mal të Zi kujtoi sot 24.vjetorin e rrëmbimit të 19 pasagjerëve të trenit në stacionin Shtrpci. Nga Forumi i boshnjakëve kanë deklaruar se opinioni publik duhet të njoftohet se çfarë po ndodh me akuzat ndaj të dyshuarëve për këtë krim, dhe i bëri thirrje qeverisë së Malit të Zi për të ndihmuar në këtë drejtim. Në këtë ditë, me 27 shkurt 1993 nga treni numër 671 në linjën Beograd-Tivar ,në stacionin Shtrpci , pjesëtarë të formacioneve ushtarake të cilët vepronin në kuadër të Brigadës së Vishegradit të ish Republikës Serbe, nën komandën e Millan Lukiq, rrëmbyen 20 pasagjerë, kryesisht boshnjakë, të cilët i çuan në fshatin Prelovo ku janë torturuar e më pas edhe vrarë. Për këtë krim në gjykimin e Shtërpcës të vitit 2002, nga Gjykata e Lartë e Bijello Poljes me 15 vjet burg u dënua Nebojsha Ranisavljeviq.