Kulturë Më shumë

Përkujtohet 140 vjetori i Betejës së Nokshiqit dhe mbrojtja e Plavës dhe Gucisë

Prej tvteuta16:53, 17 Janar 2020

Këtë vit bëhen plot 140 vjet nga beteja e Nokshiqit dhe lufta e janarit për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë nga aneksimi i Malit të Zi.  Më këtë rast një delegacion i personaliteteve të shquara të jetës politike dhe shoqërore të shqiptarëve në Mal të Zi, organizuan vendosjen e një kurore me lule tek varri i Ymer Prizrenit në Ulqin, një nga personalitetet më të dalluar të historisë sonë kombëtare, kryetar i Lidhjes së Prizrenit dhe i Qeverisë së parë autonome shqiptare.

Fjalën e rastit në këtë ceremoni e mbajti isht deputeti dhe kryetari i parë i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, zotëri Mehmet Bardhi, i cili theksoi vlerën historike të këtyre ngjarjeve, si dhe kontributin e madh të Ymer Prizrenit në lëvizjen kombëtare shqiptare. Me rastin e 140 vjetorit të Betejës së Nokshiqit dhe mbrojtjes së Plavës dhe Gucisë, në Pejë më 18 janar do të mbahet edhe një akademi përkujtimore organizuar nga univerziteti “Haxhi Zeka” dhe Klubi i intelektualëve të Rugovës, në të cilën do të marrin pjesë figura të njohura nga të gjitha viset shqiptare.

  • 1

    Radio