Rajoni/Bota Më shumë

Përfundojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, numri i viktimave shkon në 50

Prej tvteuta10:25, 30 Nëntor 2019

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë, ka deklaruar se operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar dhe numri i viktimave nga tërmeti ka shkuar në 50. Rama falënderoi edhe trupat e kërkim-shpëtimit që kanë ardhur nga jashtë për kontributin e dhënë gjatë këtyre ditëve. Ai njoftoi se familjet që kanë humbur shtëpitë si pasojë e tërmetit do të përfitojnë banesa të reja , si dhe do të ketë trajtim special financiar për pensionistët dhe studentët nga familjet e goditura nga tërmeti.

  • 1

    Radio