Përfundoi turneu në volejboll
Prej tvteuta21 March 2017
Për gjatë dy ditëve në gjimanzin publik “Vëllazërim bashkim” është organizuar turneu për vajza dhe djem në volejboll. Ne këtë turne moren pjesë ekipet e profesoreve të edukatës fizike të kësaj shkolle. Profesori i edukatës fizike Kadri Sinani për Televizionin Teuta u shpreh i kenaqur me mbarvajtjen e turneut, duke e vlerësuar turneun e sivjetshem si më të suksesshmin dhe më mirë të organizuar. Fitues nga ekipi i vajzave doli ai i profesor Rrok Lulgjuraj , ndërsa nga ekipi i djemve fitues doli ai i profesor Drago Vukçeviq. Organizimi i aktivitetve sportive eshte me se i nevojshem, në mënyrë që edhe nxënësit dhe mësimdhënësit se bashku të krijojnë një frymë më të mirë bashkëpunimi.