Aktuale Më shumë

Përfundoi takimi mes LQ URA dhe opozitës

Prej tvteuta17:51, 16 Mars 2022

Subjektet politike në Mal të Zi që pritet të jenë pjesë e qeverisë së re të pakicës, mbajtën sot takim në të cilin i mandatuari për formimin e saj Dritan Abazoviq, supozohet të ketë prezantuar përbërjen e kësaj qeverie. Takimi filloi në ora 14.00 dhe përveç Abazoviq, prezent ishin edhe përfaqësuesit e të gjitha subjekteve të tjera që do ta përkrahin atë me votë në Kuvend. Nga PDS, pa mbështetjen e së cilës qeveria nuk mund të formohet, prezent ishte vetë kryetari Millo Gjukanoviq, ndërsa nga subjektet shqiptare në takim erdhën kryetari i Forcës, Genci Nimanbegu, i PD, Fatmir Gjeka, i UDSH Mehmet Zenka dhe i ASH, Nik Gjeloshaj.

I mandatuari, Dritan Abazoviq (GP URA), javën e kaluar bëri të ditur se së shpejti do të jetë i gatshëm t’ua prezantojë deputetëve përbërjen e qeverisë së re dhe pret kryetarin e Kuvendit Strahinja Bullajiq për të caktuar një seancë, çka ky i fundit e la refuzuar, duke kërkuar që të arrihet një marrëveshje brenda shumicës ekzistuese. Këshilli Qendror i Partisë Socialiste Popullore ka vendosur të marrë pjesë në qeverinë e pakicës, por ende nuk dihet nëse në të do të jenë Socialdemokratët dhe PSD. Ato refuzojnë të jenë pjesë e qeverisë në të cilën është PSP, ndërsa kjo e funditnuk pranon që ato dy parti të jenë në qeveri.

  • 1

    Radio