Përfundoi rikostruimi i rrugës në lagjen Gjerana 1
Prej tvteuta18:32, 4 Gusht 2020

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq dhe bashkëpunëtorët e tij vizituan rrugën e porsa asfaltuar në lagjen Gjerana 1, rruga 28 Dhjetori . Me këtë rast ai tha se ky projekt është me rëndësi të veçantë për vendasit dhe qytetarët e komunës, veçmas gjatë stinës së verës kur komunikacioni është i rënduar , dhe se ky aks do të ndihmojë për lidhje më të shpejtë me Plazhin e Madh. Kryetari po ashtu nënvizoi që Komuna e Ulqinit angazhohet për modernizimin dhe ndërtimin e rrugëvë në tërë territorin e komunës. Projekti i por sa inauguruar është pjesë e investimeve kapitale për këtë vit dhe se rikonstruimi i rrugës rreth 2300 metra katrorë dhe gjatësi 580 metra ka kushtuar 34 mijë euro. Mjetet për këtë investim janë siguruar nga buxheti i komunës, 29 mijë , kurse 5 mijë euro janë grumbulluar nga banorët vendas, të cilët shprehën mirënjohje dhe falenderime për realizimin e këtij projekti te kahmotshëm.