Përfundohen punimet në kopshtin e fëmijëve në Tuz

Prej tvteuta14:19, 26 Qershor 2019

Punimet në kopshtin e fëmijëve, në Komunën e Tuzit, me vlerë prej 1,7 milion euro kanë përfunduar në afat të paraparë dhe nga 1 shtatori dyert e këtij kopshti do të jenë të hapura për më të vegjëlit.

Objektin e vizituan sot, ministri i arsimit Damir Shehoviq me bashkëpunëtorët e tij , kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj si dhe drejtori i administratës të punëve publike Reshad Nuhoxhiq.

Ministri Shehoviq theksoi që kopshti në Tuz është ndërtuar në kuadër të projektit me Bankën për zhvillim të Këshillit të Evropës (CED), i cili paralajmëroi edhe disa projekte me këtë bankë.

Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, potencoi marrëdhënien e mirë me Ministrinë e arsimit, si dhe theksoi kontributin e Komunës, e cila mundësoi ndërtimin e kopshtit në pronën e sajë  me vlerë prej 400 mijë euro si dhe lirimin nga takasat komunale lokale. Gjithashtu Komuna do të përfundojë të gjitha punimet në aksin rrugor përreth kopshtit.

“Do të vazhdojmë bashkëpunimin me Ministrinë dhe në ndërtimin e shkollës në Dheun e Zi. Jemi mirënjohës Ministrisë së arsimit dhe qeverisë së Malit të Zi për partneritet kur është fjala për projekte të tilla, në Komunën tonë” u shpreh Gjeloshaj.

  • 1

    Radio