Përfaqësuesit e grupit Power Pac Holding Ltd vizituan Komunën e Ulqinit

Prej tvteuta14:27, 28 Gusht 2019

Disa përfaqësues të grupit Power Pac Holding Ltd nga Bangladeshi qëndruan dje në Ulqin, me ç’rast u pritën nga kryetari Loro Nrekiq, sekretari për mbrojtjen e pasurisë Ahmet Aloshi dhe arkitekti i qytetit, Aleksandër Daboviq. Në kuadër të vizitës ata vizituan pjesët më atraktive të qytetit dhe u mahnitën me bukuritë e qytetit. Investitorët nga Bangladeshi shprehen interesim për investime në infrastrukturë, marinë , aeroporte, hotele dhe të tjera. Kryetari Nrekiq tha se komuna është e interesuar dhe e gatshme për bashkëpunime me investitorët dhe se  mund ta konsiderojnë si partner të sinqertë.

  • 1

    Radio