Përfaqësuesit e Bankës Botërore në Ulqin
Prej tvteuta12:58, 27 Janar 2017
Dje në Ulqin ishin për vizitë përfqësuesit e Bankës Botërore të cilët u takuan me kryetarin e Komunës Nazif Cungun dhe bashkëpuntorët e tij. Kryetari Cungu për televizionin Teuta tha se Banka Botërore është e interesuar për një cikël të ri të investimeve në Mal të Zi, kryesisht në turizëm, çka është me mjaft rëndësi edhe për Komunën e Ulqinit.
Cungu shtoi se bashkëpunimi i deritanishëm me Bankën Botërore ka qenë i shkëlqyer dhe shprehu besimin se një gjë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Javën e ardhshme përfaqsuesit e kësaj banke do të kenë takim me përfaqsuesit e Qeverisë së Malit të Zi, pas të cilit edhe do të jenë edhe më të qarta orientimet e tyre në lidhje me investimet në Mal të Zi.