Perfaqesues te mediave takohen me ekspertet e Komitetit  keshilledhenes
Prej tvteuta12:44, 1 Dhjetor 2018
Ne hapesirat e Keshillit te Evropes ne Podgorice u mbajt takimi i perfaqesuesve te mediave shteterore dhe lokale te cilet mbulojne programin e pakicave nacionale ne Mal te Zi dhe delegacionit te  Këshillit të Evropës, gjegjesisht, ekspertet e Komitetit  këshilledhenes të Konventës për Mbrojtjen e Pakicave nacionale.
Anetaret e delegacionit kane treguar interesim qe te takohen me perfaqesuesit e mediave te pakicave me te cilet kane diskutuar mbi situaten mediatike te pakicave ne Mal e Zi, problematikat me te cilat ballafaqohen si dhe mundesit qe i shohin per mbrojtjen dhe avancimin e te drejtave mediatike. Fokus i posacem i interesimit te ekspertevete KE-se ishte shtrirja teritorijale e frekfencave te radio televizioneve dhe mbulimi i programacionit ne gjuhen e pakicave, se sa i permbushin ata nevojat informative te popujve pakic ne Mal te Zi. Perfaqesuesit e mediave te pranishme, si publike ashtu edhe private, i shprehen mendimet e tyre mbi situaten aktuale, duke e shpalosur funksionimin dhe veshtiresite me te cilat ballafaqohen.