Aktuale Më shumë

Përcktohet çmimi i ujit në Tuz. “Starti” 1.32 euro, çmimi për metër kub, 0.43 euro

Prej tvteuta17:33, 10 Maj 2022

Ndërmarrja e ujësjellësit dhe kanalizimeve në Tuz përcaktojë listën e çmimeve të shërbimeve të cilat qytetarët do të paguajnë.  Miratimi i këtij dokumenti erdhi nga këshilltarët e Komunës, përveç përfaqësuesve të PDS dhe SD, të cilët nuk u paraqiten  në seancën parlamentare.  Çmimi bazë mujor, i ashtuquajturi “start” do të jetë 1.32 euro në muaj, ndërsa çmimi për metër kub të ujit do të jetë 0.43 euro.  Këto janë çmimet pa TVSH, dhe janë të njëjtë si për personat fizikë ashtu edhe ata  juridikë.

Deri më tani, banorët e Tuzit e kanë paguar ujin me me tarifa më të ulëta 0.96 euro bazë dhe 0.31 euro për metër kub. Lista e çmimeve nuk është se ka shkaktuar vëmendje të veçantë të këshilltarëve, pasi asnjë prej tyre nuk filloi diskutim.  Drejtori i ndërmarrjes, Esmin Beqoviq, tha se çmimi  është përcaktuar në bazë të metodologjive për aktivitetet rregullatore të shërbimeve. “Çmimi do të ishte shumë më i lartë, nëse nuk do të ishte  marrëveshja e kryetarit të Komunës së Tuzit me Podgoricën ku është rënë dakord për mirëmbajtjen e pompave nga kryeqyteti, me një çmim total prej 250.000 euro. “, tha Beqoviq.

  • 1

    Radio