Për të tretin vit u mbajt pazari i fundvitit në Sh.F “Marshalli Tito”
Prej tvteuta15:54, 23 Dhjetor 2019
Për të tretin vit me rradhë shkolla fillore “Marshalli Tito” organizoi pazarin e Vitit të Ri. Të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit ishin munduar që të sjellin punimet e përgatitura me motive festive. Nxënësit u shprehen se janë shumë të kënaqur që punimet e tyre po pëlqehen si dhe ju uran të gjithë fëmijëve festat e fundvitit. Drejtori i këtij institucioni Arben Llunji, u shpreh për TV Teuta se ky organizim është mjaft domethënës për shkollën dhe se interesimi çdo vit është në rrijte. Të hollat e grumbulluara nga pazari këtë vit do të shkojnë për nxënësit me qellim që ato vetë të sigurojnë dhuratën e tyre.