Kulturë Më shumë

Për të trembëdhjetin vit me rradhë u mbajt manifestimi “Dita e Gështenjës”

Prej tvteuta16:55, 16 Nëntor 2019

Në Ostros të Krajës për të trembëdhjetin vit me rradhë u mbajt manifestimi Dita e Gështenjës. Një manifestim ky i cili i dedikohet gështenjës si fryt simbol i  kësaj treve gjatë historisë. Në hapje foli kryetari i Bashkësisë lokale të Ostrosit Beqir Berjasheviq i cili tha se ky manifestim  është  vendtakim vellazëror për miqt, komshinjtë, turistët dhe për të gjithë njerëzit pa dallim. Në hapje gjithashtu foli edhe drejtori i Organizatës Turistike të Tivarit, Emil Kukalj, ndërsa manifestimin e shpalli të hapur nënkryetari i Komunës së Tivarit Radomir Novakoviq Cakan. Stendat e vendosura ishin te mbushura me gështenja dhe me produkte të  tjera vendore , ndërsa për një disponim më të mirë  u kujdesën artistët si  Myzafer Koliqi,Kafanski Biseri dhe grupi Fisnikët nga Prishtina.

  • 1

    Radio