Kulturë Më shumë

Për shfaqjen “Sy n’sy” kërkohej një karrigë më tepër

Prej tvteuta10:23, 3 Maj 2019

Seriali i tretë i shfaqjes komike “Sy n’sy” përsëri tregoi se humori është mjaft i preferuar nga publiku ulqinak. Performanca e aktorëve Bashkim Alaj, Jetmira Hoxha dhe Edina Mustafiq, mblodhi një numër të madh të qytetarëve në Galerinë e Arteve të Qendrës për Kulturë, e cila ishte e vogël për të pritur të gjithë të interesuarit. Humori specifik me tematika aktuale zbaviti për gati një orë të pranishmit, të cilët patën mundësi të kënaqen edhe me performancën vokale të këngëtarit të ri Edon Ceka. Aktori Bashkim Alaj, siguroi se edhe në të ardhmen nuk do të mungojnë shfqaje të tilla.

  • 1

    Radio