Aktuale Më shumë

“Për shansin e humbur për të qenë pjesë e qeverisë fajin e ka FD dhe jo Lëvizja Evropa Tani”

Prej tvteuta12:49, 3 Shtator 2023

Lëvizja Evropa Tani mori vendim për formimin e qeverisë me ato subjekte që e mbështetën Spajiqin për mandatin, njoftuan nga kjo lëvizje dhe thanë se për fat të keq liderët e Koalicionit Për të Ardhmen e Malit të Zi Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq zgjodhën opsionin PDS dhe URA në sabotim të Millojko Spajiqit që të bëhet mandatar. Ky është, siç thonë ata, një skenar që e kemi parë tashmë gjatë zgjedhjeve presidenciale.

“Përkundër kësaj, Lëvizja Evropa Tani nuk i mbylli menjëherë dyert. Mirëpo, pasi Fronti Demokratik e refuzoi ofertën pesë herë, tashmë me një qëllim më se të dukshëm, pra ta shtyjë formimin e Qeverisë dhe ta ruaj pushtetin ekzekutiv aktiv për një kohë të pacaktuar, Spajiq nuk ka pasur zgjidhje tjetër!”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Evropa Tani.

Ata iu përgjigjën Andrija Mandiqit, i cili tha se shpreson që gjërat të kthehen në fillim dhe që qeveria të formohet nga subjektet politike që kanë mbështetur Jakov Millatoviqin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Mirëpo, siç thonë ata, ndryshe nga Mandiqi, i cili është i vetëdijshëm për situatën e brendshme dhe të jashtme politike dhe ishte gati për marrëveshje, Millan Knezheviq ka dashur të hajë “bukë e qepë”.

“Dhe kështu treguan se sa shumë, ndër të tjera, janë të interesuar për departamentin e arsimit në Qeverinë e Malit të Zi. Për shansin e humbur për të qenë pjesë e Kabinetit të Kryeministrit për herë të parë dhe për të shpëtuar në thellësi disa qindra pozicione, të cilat veç i kanë, nuk është përgjegjëse Lëvizja Evropa Tani, por sjellja e papërgjegjshme e liderit të ish Frontit Demokratik”, deklarojnë nga Lëvizja Evropa Tani.

Ata theksojnë se Andrija Mandiq ishte më racional në negociata, i vetëdijshëm për pasojat për “thellësinë” e FD, nëse nuk arrihet marrëveshje.

“Nuk e përjashtojmë bashkëpunimin për çështjen e zhbllokimit të institucioneve dhe emërimeve në gjyqësor, me qëllim që të zbatohet sundimi i ligjit në masën e plotë”, ka përfunduar Lëvizja Evropa Tani.

  • 1

    Radio