Sociale Më shumë

Për një ditë kemi shpenzuar mbi 1 milion euro energji elektrike

Prej tvteuta15:27, 13 Janar 2017

Mali i Zi me 10 janar ka shpenzuar 11 milion e 300.000 kilovat energji elektrike, çka përbën gati 50% më shumë se në të njëjtën ditë vitin e kaluar. Sipas kalkulimeve në bazë të çmimit për ndërmarrjet dhe amvisëritë, del se vetëm gjatë ksëaj dite kemi shpenzuar energji me vlerë mbi 1 milionë euro.

Arsyet janë të njohura, të ftohtit dhe acari që ka kapluar pothuajse gjithë vendin ka rezultuar në rritjen kolosale të shpenzimit të energjisë. Nga Sistemi i shpërndarjes kanë bërë apel që qytetarët të tregohen racional me shpenzimin e energjisë, sidomos gjatë ditëve të fundjavës, në mënyrë që të shmanget mbingarkesa e rrjetit elektrik.

  • 1

    Radio