Ekonomi

Ekonomi Më shumë

Për MA duhet vendim politik

Prej tvteuta17 October 2017

Situata në kompaninë shtetërore Montenegro Airlines është e paqëndrueshme dhe për fatin e saj duhet një vendim politik,  vlerësoi deputeti Aleksandër Damjanoviq. Ai shtoi se shteti duhet të ketë një strategji për këtë kompani dhe se çfarë kërkohet nga ajo. Analisti ekonomik Vasilije Kostiq thotë se shteti ka nevojë për një kompani ajrore pa marrë parasysh nëse është profitabil apo jo, por në anën tjetër duhet pasur kujdes me shpërndarjen e parave nga vetë shteti. Montenegro Airlines ndodhet në pozitë të vështirë financiare me borxhe që disa i vlerësojnë në mbi 50 milion euro.