Për legalizim janë përpunuar 21.000 kërkesa
Prej tvteuta11:18, 6 Mars 2019
Nga Ministria e turizimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm e Malit të Zi kanë njoftuar se deri në fund të muajit shkurt kanë arritur të përpunojnë 21.000 kërkesa për legalizim, nga 50.000 që janë dorëzuar gjithsejt. Arsye për numrin e ulët dhe procesin e ngadalët, nga ministria e shohin në ngarkesën që për këtë kanë institucionet përkatëse lokale dhe procedurën e komplikuar për të cilën deri tani nuk ka pasur pervojë. Për shumicën e kërkesave të përpunuara është kërkuar plotësimi, kurse për pjesën tjetër është ndëprerë procesi ose miratuar kërkesa, thonë nga kjo ministri.