Për Knezheviq 4 muaj burgim shtëpiak
Prej tvteuta15:14, 7 Tetor 2019
Gjykata Themelore në Podgoricë ka dënuar me 4 muaj burgim shtëpiak njërin nga liderët e Frontit Demokratik Millan Knezheviq, për shkak të incidenteve në Kuvendin e Malit të Zi në vitin 2017. Deputetët e tjerë të këtij grupimi politik, Branko Radulloviq, Millutin Gjukanoviq dhe Marina Jociq janë dënuar me kusht. Incidentet në Kuvend ndodhen pas heqjes së imunitetit për dy liderët Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, të cilët më vonë u kanosen përfaëqsuesve të shumicës parlamentare.