Sociale Më shumë

Për hyrje në NATO 47,3 për qind të qytetarëve

Prej tvteuta09:41, 2 Shkurt 2016

Anëtarësimin e Malit të Zi në NATO e përkrahin 47,3 për qind të qytetarëve, kundër janë 37,1, ndërsa 15,6 për qind janë të pa vendosur, tregon hulumtimi më i ri agjencisë “Damar”.

Ekipi komunikativ i Këshillit për anëtarësim në NATO kumtoi se hulumtimi i opinionit publik është zhvilluar prej 19 deri me 24 janar në 10 komuna të Malit të Zi. Gjatë sondazhit është shfrytëzuar mostra e stratifikuar prej 1 mijë e 100 të anketuarve dhe është reprezentativ për qytetarët të moshës madhore.

Rezultatet e sondazheve prej qershorit të vitit të kaluar e deri në janar të këtij viti tregojnë rritje konstante të përkrahjes së qytetarëve për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, theksojnë nga ekipi komunikues.

  • 1

    Radio