Aktuale Më shumë

Për herë të parë organizohet mbrëmje letrare për fëmijë dhe krijues të rinj letrarë – talente deri në 18 vjeç

Prej tvteuta20:25, 26 Nëntor 2022

Sekretariati për Kulturë, Sport, Rini dhe Veprimtari shoqërore e Komunës së Ulqinit në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare Kulturore “IKA” organizuan mbrëmje letrare për fëmijë dhe krijues të rinj letrarë – talente deri në 18 vjeç. Është një manifestim që realizohet për herë të parë në këtë nivel në Mal të Zi, me emrin “Afirmojmë krijuesit e rinj letrarë nën moshën 18 vjeçarë”.

Interesimi i nxënësve ishte i lartë, ku pjesëmarrës ishin mbi 100-qindë konkurent nga të gjitha shkollat e Komunës së Ulqinit.

Vendi i parë i takoj nxënëses Blendisa Xhuretoviq  , ndërsa vendi i dytë i takoj nxënëses Mersiha Lleshi, dhe vendi  i tretë i takoj nxënëses Mija Zhivanoviq.

 

 

Qëllimi i aktivitetit është të afirmojë dhe inkurajojë fëmijët dhe të rinjtë të jenë krijues në letërsi. Aktiviteti u zhvillua  në galerinë e Qendrës Kulturore.

Më shumë rreth kësaj  në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të martën në orën 20:30.

  • 1

    Radio