Për herë të parë në Ulqin hapet teatri i fëmijëve
Prej tvteuta09:04, 17 Shkurt 2019
Për herë të parë në Ulqin është hapur teatri i fëmijëve. Fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 18 vjeçare tashmë do të kenë se ku ta shfaqin talentin e tyre. Një ngjarje mjaft e rëndësishme e cila vjen si bashkëpunim në mes Qendrës së Kulturës Ulqin dhe Teatrit “Teuta”.Munib Abazi nga Teatri Teuta njëheri edhe përsoni i cili zë një rol të rëndësishëm në jetën kulturore në komunën e Ulqinit shprehet se hapja e teatrit të fëmijëve është një ngjarje e cila do të lëjë gjurmë në zhvillimin e artit dhe kulturës.
Regjisorja Edina Mustafiq është ajo e cila do të ketë kontakt të vazhdueshëm më këta fëmijë dhe të rinjë, së bashku me kolegët e tjerë të cilët u shkolluan dhe u kthyen në qytetin e tyre për të bërë gjëra të bukura dhe me vlerë, siç është edhe hapja e këtij teatri. Këta fëmijë por edhe të tjerë të cilët kanë dëshirë që te bëhen pjesë e teatrit do të keni mundësi që së shpejti ti ndjekni në skenë, në ekrane, në organizime të ndryshme , duke sjellë kështu një frymë dhe një epokë të re te artit dhe kulturës për qytetin tonë.