Kulturë Më shumë

Për fillestarët 300 abetare mbarkombëtare

Prej tvteuta10:00, 22 Gusht 2017

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka pranuar abetaren mbarkombëtare e cila është donacion nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës.

Kryetari i KKSH-së Genci Nimanbegu ka pranuar 300 abetare për fillestarët nga zëvendësministri Agim Bërdyna. Nimanbegu falaenderoi Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës që për të tretin vit me radhë bëjnë këtë donacion me vlerë për nxënësit shqiptarë të Malit të Zi të cilët do të kenë mundësi të mësojnë nga një abetare të vetme, e unifikuar për të gjithë.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio