Per Emron 200 mije euro. Aksioni vazhdon deri ne shumen totale. Ndihmo edhe ti!

Prej tvteuta17:15, 19 Korrik 2019

Se humaniteti eshte verrtet I madh tek populli po deshmohet edhe gjate ketyre diteve, kur pothuajse I tere Ulqini eshte ne kembe per te ndihmuar bashkeqytetarin tone 20 vjecare Emro Abazoviq I cili gjendet ne spitalin e specializuar ne Gjermani duke u mjekuar nga semundja e rende dhe agresive.

Gjate dites se sotme perseri te gjitha akcionet e ndermarra nga individet, afaristet dhe institucionet ishin mjaft te suksesshme. Shuma e grumbulluar deri me tani eshte rreth 200 mije euro.

Poashtu gjate kohes se xhumase ne te gjitha xhamiat ne Mal te Zi ishin te vendosura kutijat per ndihme nga xhematlite, kurse Emron po e ndihmojne edhe  humanistet e njohur shqiptare Elvis Naci dhe Halil Kastrati.

Populli I Ulqini, por edhe me gjere, po vazhdojne te beje grumbullimin e mjeteve dhe apelohet qe te ndihmojme sa me shume deri ne realizimin e grumbullimit te mjeteve te nevojshme, shumes prej 450 mije euro.

Familjaret krahas apelit per ndihme, gjithnje falenderojne te gjithe njerezit e vullnetit te mire qe po kontribuojne ne procesin e sherimit te djalit te tyre te vetem, Emros.

Një euro dhe një lutje për ta shpëtuar Emron!

Xhiro llogaria 530-0200100089563-32 në Bankën NLB në emër të Noemi Abazović ose permes Gofundme duke klikuar ne linkun me poshte.

https://www.gofundme.com/f/per-sherimin-e-emros?utm_source=facebook&fbclid=IwAR1nxA1aR8Qg-isdZTkgyQNNknq0jsC0NPGjDDM0GiQLfBIpwAt81hAgHik

  • 1

    Radio