Pendarovski kërkon dënimin e atyre që pritën Kurtin
Prej tvteuta13 August 2023

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha se organizatorët e pritjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Tetovë dhe Çair duhet të dënohen. “Theksimi i ikonografisë provokuese nacionaliste që promovon ide shoviniste të shteteve të mëdha përfaqëson ndezjen e urrejtjes dhe intolerancës etnike, e cila pa mëdyshje sulmon parimet dhe vlerat themelore të Marrëveshjes Kornizë, si dhe konceptin e Maqedonisë si shtet multietnik” – thuhet në reagimin e Pendarovski. ”Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, duke i injoruar plotësisht simbolet e shtetit. Në atë drejtim, i bëj thirrje organeve kompetente që sa më parë t’i kryejnë procedurat e parapara, nënvizoi Pendarovski në reagim.