Politikë

Politikë Më shumë

Pence: Rusia ka qëllim ndryshimin e kufijve në Ballkan

Prej tvteuta2 August 2017

Zv.presidenti amerikan Mike Pence ka folur para liderëve të Ballkanit Perendimor në samitin e Kartës së Adriatikut. Pence kritikoi rolin e Rusisë duke e akuzuar atë për destabilizim të Ballkanit. “Të gjithë duhet të jemi në mbrojtje të vlerave në të cilat besojmë  dhe të tregohemi të vendosur ndaj kërcënimeve që vijnë nga vendet e ndryshme.”, tha Pence. Ai iu drejtua edhe liderëve të rajonit duke thënë se ato i takojnë gjeneratës së udhëheqësve të rinj dhe duhet të tregojnë kurajo në implementimin e vullnetit të popullit i cili u ka dhënë besimin. Në hapje të takimit foli edhe kryministri malazeze Dushko Markoviq, i cili tha se është nder që Mali i Zi mirëpret liderët politik të rajonit por në veçanti nj zv.president amerikan, të parin në një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Ai shtoi se nuk mund të ketë ë Evropë stabile pa  stabilitet rajonin e Ballkanit. Samiti i Kartës së Adriatikut mbahet në hotelin “Hilton” në Podgoricë ku marrin pjesë liderët e Kroacisë, Shqipërisë, Maqedonisë,  Sllovenisë , Bosnjes, Malit të Zi, Serbisë dhe Kosovës.