Pence nesër në Mal të Zi
Prej tvteuta31 July 2017
Zv.presidenti i SHBA-së Michael Pence sot ndodhet për vizitë në kryeqytetin e Estonisë Talin, ku do të takohet me kryetarët e tre shteteve baltike: Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë. Kjo vizitë është e para në turneun katër ditor të Pence në Europe, gjatë së cilit ai do të vizitojë Malin e Zi. Pence në Mal të Zi pritet ditën e nesërme dhe do të takohet me presidentin Filip Vujanoviq dhe kryeministrin Dushko Markoviq. Pence do të marrë pjesë në takimin e vendeve të Kartës së Adriatikut ku marrin pjesë Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Bosna dhe Shqipëria, si dhe vendet vëzhguese Serbia dhe Kosova. Zv.presidenti Pence është zyrtari më i lartë amerikan që viziton Mali e Zi.