PDS zgjodhi kryesinë e re
Prej tvteuta10:28, 20 Shkurt 2020
Këshilli Qendror i Partisë Demokratike të Socialistëve dje zgjodhi kryesinë e re, në të cilën shumica janë figura të vjetra të partisë, si kryeministri Dushko Markoviq, Millan Roqen, Branimir Gozdenoviq, Petar Ivanoviq, Millutin Simoviq, Predrag Boshkoviq apo Mevludin Nuhoxhiq, por edhe disa të rinj si Nikolla Rakoçeviq, Ivan Vukoviq, Millosh Nikoliq apo Aleksandra Vukoviq. Roqen do të jetë në krye të Këshillit politik, Gvozdenoviq drejtor politik, Rakoçeviq do të jetë shef i klubit të deputetëve, kurse Nikoliq zëdhënës i partisë për marrëdhënie me publikun.