Aktuale Më shumë

PDS: Shtyrje ose bojkotim i regjistrimit: Monstat: Thirrja për bojkot shkelje e rregulloreve

Prej tvteuta12:25, 15 Tetor 2023

Partia Demokratike e Socialistëve u ka dhënë autoriteteve afat deri të hënën për t’u përgjigjur nëse do të shtyjnë regjistrimin apo nëse partia do të miratojë ndryshe një vendim për t’i bërë thirrje qytetarëve për bojkot. Kryetari i PDS-së, Danijell Zhivkoviq, theksoi se përveç situatës sfiduese socio-politike, nuk janë përmbushur as supozimet logjistike dhe teknike.

“Duke pasur parasysh se publiku është i vetëdijshëm për frikën e falsifikimit të rezultateve të regjistrimit, si dhe ndikimin e papenguar të komuniteteve të ndryshme të interesit jashtë Malit të Zi, ne vlerësojmë se qeveria aktualisht nuk është në gjendje të sigurojë demokraci dhe objektivitet, si dhe vërtetësi të rezultateve”, tha Zhivkoviq.

Në rrjetin social X ka folur edhe Jevto Erakoviq, anëtar i PDS-së, i cili ka theksuar se nuk do t’ua hapë derën regjistruesve nga “bota serbe”.

Snezhana Remikoviq nga Monstat kujton se regjistrimi është obligim ligjor.

“Bojkoti nuk është zgjidhje e mirë dhe thirrja për bojkot është thirrje për mosbindje ndaj ligjeve të këtij vendi. Dënimi për një person fizik është nga 100 deri në 500 euro nëse nuk jep informacion dhe nëse nuk jep një informacion të saktë dhe përgjigje të plotë për çdo pyetje. Nëse personi nuk dëshiron të deklarojë kombësinë, përkatësinë etnike, fenë dhe gjuhën, si dhe aftësinë e kufizuar, shënohet përgjigja “nuk dëshiron të deklarohet” dhe konsiderohet e plotë dhe e saktë”, ka shpjeguar Remikoviq.

Avokati Veselin Radulloviq thekson se nëse regjistrimi do të bojkotohej pjesërisht, nuk do të mund të flitej për rezultate të vlefshme. Shkeljet dhe sanksionimi nuk do të arrijë asgjë, nuk do të sigurojë që regjistrimi të bëhet ashtu siç duhet.

Në koalicionin Për të Ardhmën e Malit të Zi, besojnë se ekzistojnë të gjitha kushtet për mbajtjen e regjistrimit.

“Të kujtojmë atmosferën e regjistrimit të popullsisë të organizuar nga PDS. Ishte një atmosferë shantazhi dhe presioni ndaj qytetarëve dhe jam i sigurt se atmosfera tani është dukshëm e ndryshme dhe më në fund qytetarët mund të shprehen lirisht pas dekadash”, tha Jovan Vuçuroviq nga koalicioni Për të Ardhmën e Malit të Zi.

Regjistrimi duhet të mbahet nga 1 deri më 15 nëntor.

  • 1

    Radio